WelcometoVlora

LAJMI I FUNDIT/ U paralajmërua prej dy javësh, autoritetet dorëzohen, zjarri hyn në Llogara

Mëngjesin e sotëm zjarri ka hyrë në Parkun e Llogarasë në Vlorë. Burimet bëjnë me dije së është djegur zona e njohur si Gropat e Piri dhe se flakët po vazhdojnë të përpijnë tërrenin.

Autoritetet prej disa ditësh thonë se situata është nën kontroll, por zjarri vazhdon të marr para pyllin. Aktualisht ushtarët janë tërhequr, mungon gjithashtu ndërhyrja nga ajri.

Kujtojmë se është java e dytë që vendi jonë është përfshirë nga zjarret masive më së shumti në Jug dhe mundësia që Parku i Llogarsë të rrezikohej u paralajmërua që në ditët e para dhe megjithatë nuk u mor asnjë masë parandaluese.

Add comment