WelcometoVlora

Flakët në Nartë, Leli: I kemi vënë në kontroll, zjarrvënie e qëllimshme

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, tha se zjarri që ka përfshirë zonën në hyrje të Vlorës dhe që ka kërcënuar disa depozita me karburant, është ndezur qëllimisht.

“Është zjarrvënie e qëllimshme në zonën e hyrjes së Vlorës, pranë depozitave të gazit dhe karburantit, që na vuri në alarm të gjithëve. Është arritur të vihet në kontroll, ka mbetur vetëm pjesa e fundit.

Apeli im është për përgjegjshmëri qytetare, zjarret dikush i ndez. Duhet të rritet ndërgjegjësimi i njerëzve që të mos shkaktojnë dëme të tilla”, tha Leli

Përveç zjarrit në hyrje të Vlorës, situata të rrezikshme ka edhe në Karaburun dhe në Llogara, ku flakët kanë përparuar me shpejtësi në pjesën e malit duke iu afruar pishave.

Për shkak të vështirësive nga era, është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.

Add comment