WelcometoVlora

Protesta e bizneseve në Vlorë, Bedini: Përshëndesim reagimin e Ramës, Komiteti Teknik të na sqarojë

Kreu i Operatorëve Turistikë në Vlorë, Vasil Bedini ka përshëndetur vendimin e njoftuar nga kryeministri për zgjatjen e orarit të muzikës deri në 23:00. Bedini ka thënë se tashmë janë duke pritur që të dalë Komiteti Teknik dhe të japë sqarime lidhur me fashat orare, pasi janë të paqartë.

“Me reagimin që ka bërë kryeministri po presim që nga momenti në moment të dalë Komiteti Teknik dhe të na saktësojë se si do të jetë fasha orare. Akoma jemi të paqartë. Siç e shikoni të gjitha baret vazhdojnë të jenë të mbyllura. Jemi të paqartë sepse po flitet për muzikën deri në orën 23:00 apo në ambiente të hapura të vazhdojnë të operojnë normalisht diskotekat apo do të mbyllen edhe baret dhe restorantet në orën 12:00. Jemi në një situatë, protesta vazhdon. Siç po e shikoni është hera e parë që biznesi vlonjat është bërë bashkë dhe po kërkon diçka. Është për t’u përshëndetur edhe veprimi i kryeministrit sepse reagoi, nuk mund të themi se e neglizhoi këtë situatë. Po presim që Komiteti Teknik të na sqarojë sesi do të jenë fashat e orareve dhe çfarë do të lejojnë,” tha Bedinaj

Ndërkaq, i pyetur nëse do ta vazhdojnë bizneset protestën e nisur paraditen e sotme, ku lokalet qëndrojnë të mbyllura, Bedini tha se janë duke e diskutuar.

“Jemi duke e diskutuar. Kryeministri reagoi, duhet vlerësuar kjo gjë, dhe duhet të presim saktësimin nga grupi teknik si përkthehet reagimi i kryeministrit,” theksoi ai

Add comment