WelcometoVlora

Leli flet si mjek me pronarët e bizneseve: Pse muzika përhap virusin, kryeministri na dha një fashë të re orare, nuk është pak

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë , ka folur mbi shqetësimet e bizneseve në Vlorë, për çështjen e muzikës, dhe mbylljen e aktivitetit të tyre gjatë ditës së sotme.

Leli tha se si bizneset ashtu edhe policia duhet të jenë në respekt të ligjit, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve në uljen e muzikës, që sipas tij në shumë raste krijon probleme dhe kakofoni për turistët.

Leli tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me bizneset, dhe pamje të tilla si tensionet e brendshme janë të papranueshme.

“Ky nuk është takimi i parë që ne kemi pasur me bizneset, i kam pritur më herët dhe në zyrën time sa i takon çështjes së taksave.

Fasha orare është shtyrë me një orë, ajo që dua të ndaj me qytetarët është shqetësimi për shkak të ndotjes akustike, që hera herës krijon një rrëmujë të paimagjinueshme.

Muzika me zë të lartë presupozon që njerëzit të flasin me zë më të lartë, duke përbërë rrezik të mëtejshëm për përhapjen e pandemisë. Unë mendoj se vendimmarrja për muzikën është e drejtë, ka shumë ankesa në lidhje me policinë, unë kam vendosur një takim dhe me kreun e policisë, për të shprehur shqetësimet që ata kanë.

Nuk mund të ftosh klientët pak minuta para fashës orare, në një kohë që në çdo vend tjetër nëse shkon 30 minuta para mbylljes të thonë se kuzhina është e mbyllur.

Vlora ka njerëz me temperament të fortë, siç janë biznesmenët e qytetit, por në fund fare janë njerëz që shërbejnë. Pronarët e bizneseve të Lungomares janë në komunikim të vazhdueshëm me kreun e Bashkisë për çdo problematikë që ata kanë, dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkelqyer, ne jemi në kontakt të herëpashershëm.

Unë nuk do të doja të shihja absolutisht pamje të tilla, nëse bizneset do të ishin të mbyllura, jam i sigurt që punonjësit e policisë nuk do të ishin aty, të dyja palët duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat që janë në fuqi”, u shpreh Leli.

Ajo që bisedova me Vasil Bedinajn është të jemi të gjithë të mirëkuptuar. Skena që kam parë dje nuk është një gjë që na nderon, Jemi në kulmin e sezonit turistik. Këto janë ditët tona. Sa më shumë muzikë të ketë aq më shumë do bërtasim dhe krijojmë mundësi për të infektuar dikë që kemi përballë,. Nuk e kemi zgjedhur këtë situatë. Duhet të përballemi me këtë situatë. Çfarë do të ndodhte nëse shifrat do të kërcejnë. Ne e kaluam këtë rrugëtim. Kjo po ndodh në shtete të civilizuara. Nuk mund ta mendojmë me natyrën tonë vlonjate që nuk ka bën gjë virusi. Sa kanë humbur familjarët e tyre nga virusi. Kam thënë hajde të konsultojmë që të shohim çfarë mund të përmirësojmë”, tha Leli.

Ndërkohë që nga dita e nesërme, orari për lejimin e muzikës do të zgjatet me një orë.

Add comment