WelcometoVlora

Audi luksoz goditi nga pas me shpejtësi skëterrë makinën Toyota

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë, i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afërsi të fshatit Panaja në vendin e quajtur ‘Kripa’.

Burimet bëjnë me dije se automjeti ‘Toyota’ me targa greke ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, i cili po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge, por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti me targa greke.

Përplasja ka qenë tepër e fortë sa mjeti tip Audi ka thyer dhe shtyllën e energjisë elekrtrike.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Add comment