WelcometoVlora

Zgjodhi Durrësin, jo Vlorën, Rama: Eshtë vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar menjëherë ne rrjete sociale, pasi në media u bë publike se ai do të përfaqësoje në Kuvend qarkun e Durrësit.

Nëpërmjet një njoftimi në “Twitter’, Rama shkruan se me ose pa mandat ai nuk mund të ndahet nga Vlora.

Rama shprehet se Durrësi është vendi ku mandati i tretë do të sjellë një hop të ri.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”– shkruan Rama.

Add comment