WelcometoVlora

“Duhet të dërgohet jashtë”, Kryebashkiaku apelon për ndihmë për vajzën nga Vlora

Kryebashkiaku i Vlorës z.Dritan Leli ka bërë një apel për ndihmë në rrjetin social ‘Facebook’ për një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sara Alushaj, është shtruar me urgjencë si pasojë e një hemorragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë dhe duhet të dërgohet për jashte Shqipërisë për kurim.

Ai shkruan se duhet siguruar shuma e duhur që Sara të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut.

Postimi i Dritan Lelit :

“Si mjek, si prind, por mbi të gjitha si një prej ju të gjithëve që po bëheni kaq shumë për të ndihmuar Sara Alushajn, vajzën vlonjate që u gjend befas përpara një rrethane të vështirë për jetën, si pasojë e një sëmundje gjaku, ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësinë t’i bashkohen nevojës së familjarëve për të vijuar kurimin e saj jashtë shtetit, të bashkohen! Jeta e gjithëkujt është përpara të gjithave! Ta ndihmojmë Sarën të gjithë bashkë!”shkruan kryebashkiaku .

Add comment