WelcometoVlora

Sigurohet audiopërgjimi se si u stis gjyqi publik ndaj Dritan Lelit: Më vjen keq se ai ka punuar, t’i sikur s’e di…

Një ditë para mbajtjes së gjyqit publik kundër kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, këshilltari i bashkisë i cili nuk pranon të identifikohet me emër, e pranon publikisht se kërkesa që ata kanë firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.

Në një audiopërgjim të siguruar nga FaxNews, këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhërave të kryeministrit Rama.

Fax News disponon audion origjinale, ku këshilltari thekson se ata kanë qenë të detyruar të firmosin shkresën që u ka ardhur megjithëse mendojnë se Dritan Leli ka punuar.

“Më vjen keq, se ai (Dritan Leli), ka punuar, por këto janë gjëra politike”, dëgjohet të thotë ndër të tjera këshilltari.

Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër (Audiopërgjimi):

Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!

Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?

Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë.

Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacoion.

Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?

Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!

Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.

Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!

Bashkëbiseduesi: E kuptoj

https://www.youtube.com/watch?v=aAYHKPUKjpE&t=28s

Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët

Bashkëbiseduesi: Do vi dhe vetë Rama?

Këshilltari : Po po do vi dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë me një shkresë të firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, u kërkua nga kryetarja Migena Balla, që me kryebashkiakun Dritan Leli të ketë një ballafaqim publik, mbi arsyet që sipas asaj që thuhen në letër ka të bëjë me punët e munguara në qytet. Në shkresën e firmosur prej këshilltarëve theksohej se në gjyqin publik ndaj Lelit do të merrte pjesë dhe kryeministri Rama, gjë e cila konfirmohet në audio-përgjimin e mësipërm.

Add comment