WelcometoVlora

Aksident i rëndë në Llogara, makina del nga rruga dhe plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Llogara, aty ku një makinë ka dalë nga rruga dhe janë lënduar 3 persona. Sikur të mos mjaftonte aksidenti, mësohet se për në vendngjarje është nisur ambulanca nga Vlora, pasi ambulanca e Orikumit është e prishur. Makina ka shkarë në kthesat e Llogorasë duke dalë nga rruga dhe duke shkaktuar lëndimin e tre personave . Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është e rëndë.

Mësohet se makina që udhëtonin tre personat e plagosur ka dalë nga rruga. Ndërkohë në zonë ka prezencë të një mjegulle shumë të dendur. Kjo dyshohet se ka kufizuar shikueshmërinë e shoferit dhe të ketë sjellë me pas edhe aksidentin.

Add comment