WelcometoVlora

Flamurtari shpallet kampione, vajzat vlonjate “rrëmbejnë” trofeun për herë të 23-të

Flamurtari është shpallur kampione për edicionin 2020-2021, në basketboll për femra. Vajzat vlonjate kanë bërë paraqitje dinjitoze në pallatin e sportit “Flamurtari”, duke mposhtur 68-60 Partizanin. Në ndeshjen e 3-të, u zhvillua një “betejë” tejet interesante, me diferencat që ishin të vogla.

Flamurtari përmbyll më së miri sezonin, duke fituar për herë të 23-të këtë trofe. Pritshmëritë janë të larta për të ardhmen, ku synohet që të fitohen tituj të rëndësishëm vit pas viti.

Add comment