WelcometoVlora

“E mbyll në datën 30 qershor”, Sinan Idrizi flet për Flamurtarin: Sot të japin mend dhe dje e braktisën. Fakaj : Idrizi të shpallet “non grata” në Vlorë.

Flamurtari ka rënë në Kategorinë e Dytë dhe kjo histori nuk kishte sesi të kalonte si thjeshtë e radhës në media. I ftuar në “Procesin Sportiv” ishte administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Ky i fundit ka treguar gjithë situatën në Vlorë duke u shprehur se do të jetë pjesë e klubit deri në datën 30 qershor. Një përgjigje e ashpër erdhi edhe për statusin e Ervin Fakajt që kërkoi shpalljen e Idrizit “non grata” në Vlorë.

“Kjo ishte vazhdimësia e asaj që ka ndodhur deri tani dhe kaq. Pastaj nëse ishte e zezë, gri apo e bardhë është gjë tjetër. Është vazhdimësia e situatës tonë. Nëse ty të duket e lehtë është gjë tjetër. Këmbanat kishin kohë që binin dhe nëse nuk donit t’i dëgjonit është problem tjetër. Flamurtari është i dënuar për një sërë mos pagesash ndaj lojtarëve të dytë apo të tretë. Ka rreth 1 vit që konto e Flamurtarit është e bllokuar. Kur unë e rihapa konton me llogarinë time private nuk na u krijua mundësia e dytë që të mbyllnim pagesat. Kjo histori fiksohet shumë thjesht, më datën 30 qershor.

Unë kam lajmëruar që të shlyejnë borxhet që kam deri më datë 30. Nuk do të vazhdoj më këtë histori, është histori e mbyllur. Pastaj të tjerët të marrin përgjegjësitë që kanë. E kam thënë që para një viti që dua të mbyll historinë me Flamurtarin. Nuk u interesua askush. Kam bërë mbledhje në këshillin bashkiak dhe kam thënë se do të pres edhe një vit dhe nëse do të ketë ligjin e sportit dhe më shumë bashkëpunim, do të vazhdoj. Përgjegjsitë i kam unë, faji është i imi, por nuk kam harxhuar asnjë qindarkë nga askush në gjithë këto vite. Unë nuk do të lë një Flamurtar si ai që mora unë me 500 milionë borxhe.

Pastaj do më pyesni mua se me sa do ta lë skuadrën. Përgjegjsitë e mia i mbaj deri në datën 30 dhe pastaj ka të tjerë që e bëjnë shumë mirë këtë punë. Më nxirrni herë pas here të njëri me mbiemër Fakaj. Zotëria kur ka qenë Flamurtari dy vite në Kategorinë e Dytë shkoi te luante me Tiranën. Nuk erdhi një ditë të luante në Vlorë, e braktisi Flamurtarin i pari. Sot më jep mendjen nga “Facebooku” si drejtohet ekipi. Të vij të investoj dhe jo të më tregoj përralla. Atëherë thoshte nuk vi në Vlorë se nuk ka lekë atje dhe sot të japin mend. Kaq nuk ka shumë deri në datën 30 dhe të vij Fakaj me kompanitë e veta që të drejtojnë ekipin. Në datën 30 mbyllet kontrata ime me Flamurtarin”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres

Add comment