WelcometoVlora

Kryebashkiaku Leli pret në zyrë përfaqësuesit e bizneseve të Lungomares : Sëbashku do ja dalim

Kryebashkiaku i Vlorës z.Dritan Leli ka pritur ditën e sotme ne zyrën e tij përfaqesuesit e biznesit të zonës së Lungomares .

Megjithëse e diel, problematikat e bizneseve në qytet janë gjithnjë prioritet prandaj edhe shqetësimet e disa prej djemëve më të palodhur të qytetit e justifikojnë ditën.Prita sot në zyrë përfaqësuesit e një prej punëve më të lodhshme të sezonit, por edhe më e prekura prej pandemisë, lokalet e zonës së plazhit. Diskutuam gjatë rreth gjërave që mund të përmirësohen, për t’i lehtësuar nga pesha e vitit që shkoi. Duke komunikuar, gjithnjë do t’ia dalim!

Add comment