WelcometoVlora

Shehaj në Vlorë: PD humbi zgjedhjet. Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet.

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj nga Vlora tha se arsyeja pse PD humbi zgjedhjet më 25 prill është se sipas tij janë marrë vendimet e gabuara. Nëse Basha vijon ta drejtojë partinë sipas Shehajt kjo do të ishte vetëvrasje për PD, pasi rrezikon të vazhdojë të jetë në opozitë për 12 vjet.

“Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet. Askush nuk do te mbaje përgjegjesi. Po thonë hunbën për masakrën elektorale, është e pa mohueshme por nuk e ndryshojmë dot rezultatin. Arsyeja pse humbën zgjedhjet është se janë marrë vendime të gabuara. Te sillemi si europian. Luderi i pd te lidh fatin me rezultatin, nese humbet ne zgjedhje largohet. Vetëvrasje vazhdimi me këtë lidership. Duhet ndryshuar”, tha ai.

Takimin e parë Shehaj e ka zhvilluar në bashkinë Selenicë me elektoratin e tij dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë në numër. Takimi i dytë është mbajtur në ambientet e teatrit Petro Marko por ajo që u vu re ishte mungesa e deputetëve të zgjedhur në qarkun e Vlorës si dhe e kryetarit të PD Genc Deromema gjë që u diskutua edhe në sallë. Lidhur me mungesën e tyre Shehaj u përgjigj duke thënë:”kur ti takoni i pyesni pse munguan”.

Në një takim të mëparshëm ditën e sotme Shehaj tha se Basha jo vetëm që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por as nuk duhet të kishte rikandiduar për kreun e PD. Për Shehajn nuk mjaftojnë vetëm akuzat ndaj kryeministrit Rama se vodhi zgjedhjet, por sytë duhet të kthehen drejt problemeve të brendshme.

Add comment