WelcometoVlora

SUPERHENA/ Sot të gjithë me sytë nga qielli, në mbrëmje do shihni spektaklin e HËNËS, e plotë, e kuqerremtë dhe më afër me TOKEN (DETAJET)

Nuk do të jetë asnjëherë më afër me tokën sesa mbrëmjen e sotme. Toka dhe hëna do të kenë sot distancën më të shkurtër mes tyre, dhe lajmi po bën xhiron e mediave në botë. Është SUPERHENA, e plotë, më e madhe dhe më e ndriçuar sesa zakonisht.

Të apasionuarit e fotove sot do të jenë me aparatet drejt qiellit. Banorët e Australisë, Azisë dhe Amerikës do shikojnë eklipsin total, I pari në dy vite. Hëna do të bjerë në hijen e tokës dhe do të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Për këtë fakt, merr emrin “Hënë e përgjakur”.

Gjithçka parashikohet të ndodhë sot, në 26 maj. Pika ku do të duket me qartë do të jetë Havai. Por edhe në vende të tjera të botës do të shihet duke nisur nga ora 21.30 me orën tonë lokale. Ky eklips do të zgjasë plot 15 minuta, por hija në tokë do të vijojë për 5 orë.

Sipas ekspertëve do të jetë edhe më e madhe se ajo e 26 prillit të vitit të kaluar. Hëna do të duket 15% më shumë sesa hëna e plotë normale.

Add comment