WelcometoVlora

Sa shpesh duhet të ushtrohemi në javë?

Për një njeri që punon në zyrë. është e mjaftueshme të frekuentohet palestra 2-3 herë në javë. Nëse ai merret me not, tenis apo futboll, edhe këto janë aktivitete fizike. Përgatitja stërvitore intensive bën që gjithkush të heqë masën dhjamore dhe të shtojë atë muskulore.

Regjimi përmbi gjithçka!
Ushqim me orar dhe gjumë të organizuar. Nuk keni gjë në vijë nëse vetëm flini dhe vetëm stërviteni. Këto, së bashku me ushqimin, duhet të jenë të balancuara mirë në ditën tuaj. Një mënyrë përveç viagrës, për të rritur prodhimin e testosteronit në trupin e meshkujve Kjo është një metodë mijëravjeçare e përdorur fillimisht në Kinë, por që tani ka gjetur përdorim të gjerë në mbarë botën. Pak njerëz e dinë se bima tribulus njihet për shtimin e potencës seksuale te meshkujt. Ky produkt gjendet në shitje pikërisht në vendet ku tregtohen suplemente, të cilat janë në funksion të ushqimit dhe gjenden në palestra. Instruktori Tugu, shpjegon se ky bar në trajtën e kapsulave, po gjen përdorim gjithmonë e më të gjerë nga meshkuj të cilët ndihen jo shumë të fuqishëm fizikisht. Ky medikament reagon në mënyrë të shkëlqyer sidomos në impotencat funksionale.
Palestër vetëm për gjoksin e krahët, harrohen këmbët…
Ky është gabimi që haset rëndom te meshkujt, të cilët kanë vendosur të merren me palestër. Rudin Tugu, një instruktor i specializuar, me përvojë 20 vjeçare tregon se në palestrën e tij “Top Fitness Gym” në Tiranë, mjaft të rinj tentojnë pothuajse në të gjitha rastet të stërvitin krahët dhe gjoksin dhe pothuajse shumë rrallë këmbët. Shumë prej tyre pas një muaji e gjejnë veten në një disproporcion të përmasave trupore. Megjithëse ushtrimet për këmbët mund të jenë pak më të mundimshme ato nuk duhet të neglizhohen.

Dieta të balancuara
Nëse doni t’i futeni palestrës, atëherë po aq seriozisht duhet të merrni dhe ushqimin. “Dieta duhet të jetë e balancuar në proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina e minerale”, shpjegon instruktori, i cili prej vitesh merret edhe me stërvitjen e specializuar për djemtë që kërkojnë të kenë një trup të bukur. Sipas tij, një person që bën aktivitet fizik, ka nevojë për pesë vakte të vogla. Nuk duhen neglizhuar edhe suplementet dietike që janë në funksion të ushqimit. Kujdes! Suplementet nuk janë stimulues, ato kanë vlera ushqimore dhe mund të përdoren nga të gjithë njerëzit. Suplementet kanë aftësi që të mbulojnë nevojat e trupit me proteina dhe njëkohësisht të krijojnë ndjesinë e ngopjes, duke hequr një pjesë të konsiderueshme të ndjesisë torturuese të urisë.

Add comment