WelcometoVlora

Festivali Folklorik Mbarëkombetar i Talenteve të Reja, vendin e parë e fitoi Ansambli Çam P&E Group i Vlorës

Festivali Folklorik Mbarëkombetar i Talenteve të Reja, Edicioni i 7-të , Pukë me 4-5 Qershor 2021 sapo ka përfunduar. Aty morën pjesë grupet nga mbarë Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia .Qytetin tonë të Vlorës e përfaqësoi grupi Çam , Ansambli P&E Group me në krye koreografin Puen Bajrami.

Në Pukën e traditës sot u ndanë tre çmime të mëdha. Vendin e tretë e fitoi Ansambli Lushnjës dhe vendin e dytë Ansambli i Drenicës. Vendin e parë skishte si të ndodhte ndryshe e fitoi Ansambli Çam P&E Group me një performanc të përkryer. I takon një falenderim i veçant z.Puen Bajrami dhe të rinjve të Vlorës që na përfaqësuan denjësisht në këtë festival. I urojmë suksese Ansamblit P&E Group ishte një çmim i merituar me një performanc dinjitoze.

Add comment