WelcometoVlora

Brataj optimist për verën: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar për…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se situata e pandemisë është nën kontroll, pasi së fundmi nuk janë regjistruar humbje jete dhe në disa qarqe nuk ka raste aktive.

Brataj u shpreh se e keqja më e madhe ka kaluar, por për të shqetësues është fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme dhe sëmundja është prezente në Itali e Greqi, dy vende fqinje me Shqipërinë.

“E keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”, u shpreh Brataj.

Ai foli më tej edhe për gripin e shpendëve, duke u shprehur se nuk ka rrezik të përhapjes te njerëzit.

“Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”. Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, tha Brataj.

Add comment