WelcometoVlora

Portalet Prestigjoze Ndërkombëtare – Shqipëria Vendi Ideal për Pushime, Pa Karantinë dhe Test Covidi

Në një kohë ku pjesa më e madhe e Evropës ka hapur kufijt, për këtë sezon veror edhe Shqipëria tashmë është një destinacion covid free.  Të gjithë turistët që shkelin territorin Shqiptar nuk e kanë të nevojshme kryerjen e karantines, si edhe paraqitjen e një testi  PCR-je.

Madje për këtë lajm edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë këtij vendimi të qeverisë Shqiptare dhe i ftojnë shtetasit e tyre të vizitojnë mes shume vende të tjera të Evropës edhe Shqipërinë.

CNN shprehet se të gjithë shtetasit me pasaportë amerikane tashmë kanë mundësi më të shumta udhëtimi. Sigurisht që para se të udhëtoni duhet të informoheni për rregulloret e Covidit të shtetin që do vizitonin. CNN bën një listë të gjatë të vendeve Covid Free dhe në vendin e parë vendoset Shqipëria.

”I bekuar me një vijë bregdetare të mrekullueshme të Detit Adriatik, ky vend i Evropës Juglindore nuk kërkon një test covidi, gjithashtu nuk kërkon as karantinë, shprehet CNN. Por për çdo informacion të detajuar portali i mirënjohur i rekomandon shtetasit amerikën që duan të vizitojnë Shqipërinë të vizitojnë faqen zyrtare të Ambasadës Amerikanë në Shqipëri.”

Edhe portali arab ‘The National News’’ e konsideron Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Sidomos tani me vendosjen e linjës ajrore direkte mes Dubait dhe Shqipërisë kjo gjë bëhet edhe më e lehtë.

The National News, thekson, se të gjithë shtetasit të Emirateve të Bashkuara Arabe, që duan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, për të evituar karantinën në shtetin pritës, mund të përfitojnë që ditët e karantinimit mos ti kalojnë të mbyllur në hotelet e Britanisë, por të zgjedhin vende Evropiane që nuk kanë nevojë për karantinë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe mes shumë vendeve për të kaluar disa ditë në vendet të konsideruar covid free bën pjesë edhe Shqipëria.

Edhe ky portal në krye të listës vendos Shqipërinë, si edhe rendit disa arsye pse duhet të vizitoni atë.

Sipas portalit Shqipëria njihet për  vijat e mrekullueshme bregdetare të detit Adriatik dhe Jon, të konsideruar si një nga thesaret në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore. Atje mund të eksploroni vende arkeologjike dhe kështjella antike, të shëtisni në Alpet Shqiptare dhe të kaloni kohë në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Në këtë të fundit, mund të shikoni në Sheshin Skënderbej, të udhëtoni me teleferikun më të gjatë në rajon dhe të shëtisni për të parë natyrën në Parkun Kombëtar të Malit Dajti, pikërisht në periferi të qytetit.

Ndër të tjera portali thekson se Shqipëria po mirëpret qytetarë dhe banorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të marrin një vizë gjatë mbërritjes për një qëndrim maksimal prej 90 ditësh.

Nuk ka kërkesa për test PCR për të udhëtuar në Shqipëri, nëse linja ajrore me të cilën po fluturoni nuk e kërkon këtë.

Add comment